Anglia e thërret Ivan Toneyn, por jo edhe Arnoldin e Sterlingun - NACIONALE

Anglia e thërret Ivan Toneyn, por jo edhe Arnoldin e Sterlingun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ivan Toney është thirrur nga Kombëtarja e Anglisë, por Raheem Sterling, Trent Alexander-Arnold dhe Ben White janë lënë jashtë skuadrës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 gjatë këtij muaji.

Anglia do ta nisë fushatën kualifikuese për evropianin e vitit të ardhshëm kundër Italisë, para se të përballet me Ukrainën.

Sulmuesi i Brentfordit, Toney – i cili nuk ka asnjë paraqitje për Anglinë – është golashënuesi i tretë më i mirë në Premierligë me 16 gola deri tani këtë sezon, megjithëse ai përballet me një pezullim të gjatë në të ardhmen e afërt për dyshimet se i ka shkelur rregullat e Federatës së Anglisë për bastore.

Përveç Toney, Gareth Southgate e ka thirrur edhe Ben Chilwellin, i cili nuk ka luajtur për Anglinë që prej nëntorit 2021. Por ai po luan rregullisht për Chelsean përsëri pas një vargu lëndimesh.

Reece James është rikthyer në skuadër pasi mungoi në Kupën e Botës shkaku i lëndimit, derisa Marc Guehi i Crystal Palace është thirrur për herë të parë që prej shtatorit.

Southgate i ka thirrur edhe Kalvin Phillips dhe Harry Maguire, pavarësisht se të dy kanë luajtur shumë pak apo fare për skuadrat e tyre Manchester City dhe Manchester United, përkatësisht, këtë sezon.

Arnoldi është duke vuajtur nga një formë shumë e dobët me Liverpoolin këtë sezon, ndërsa Sterling e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Chelseat këtë sezon.

Lista e plotë:

Portierë: Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Newcastle), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtës: Ben Chilwell (Chelsea), Eric Dier (Tottenham), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), James Maddison (Leicester City) Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham)

Sulmues: Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Ivan Toney (Brentford)

Lajme të ngjashme