KATAR 2022 | Anglia e thellon epërsinë kundër Iranit, Saka me gol mahnitës
Anglia e ka çuar në 4:1 epërsinë kundër Iranit, në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet momentalisht në Khalifa stadium.
Bukayo Saka shënoi për 4:1 në minutën e 63-të, duke shënuar gol të mrekullueshëm individual.
Ky ishte goli i dytë për yllin e Arsenalit në këtë takim.
Pak minuta pas tij, Mehdi Taremi shënoi golin e parë në ndeshje për Iranin.