Anglia e Franca shijojnë fitoret e radhës
Si Kombëtarja e Anglisë, ashtu edhe e Francës kanë shënuar fitoret e radhës duke mposhtur Maltën, respektivisht Gjibraltarin.
“Tre Luanët” fituan me rezultat komod 0:4 ndaj Maltës, për t’iu afruar gjithnjë e më afër kualifikimit tutje.
Anglia kaloi në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë pas një autogoli të Apap, që në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda zonës.
Pas kësaj, Alexander Arnold shënoi një eurogol nga distanca për të dyfishuar epërsinë (28’).
Ndërsa, tre minuta më vonë Harry Kane realizoi nga pika e bardhë për t’i qetësuar tifozët anglezë (31’).
Fitoren krejt në fund e vulosi sulmuesi Wilson me një gol nga pika e bardhë (82’).
Pas këtij trepikëshi, Anglia është lider në grupin C me nëntë pikë, derisa Malta renditet në vendin e pestë pa pikë.
Në anën tjetër, edhe Franca tregoi kualitetin duke mposhtur me rezultat 0:3 ndaj Gjibraltarit.
Olivier Giroud kaloi Francën në epërsi pas vetëm tre minutave lojë pas një asistimi të Kingsley Comanit.
Kylian Mbappe pastaj dyfishoi epërsinë me një gol të bukur nga pika e bardhë (45+3).
Kurse fitoren e vulosi një autogol i Mouelhit, që bëri një gabim në mbrojtje (78’).
Pas kësaj Franca mbledhë nëntë pikë në grupin B derisa Gjibraltari qëndron në fund pa pikë.