Anëtarit të Sivasspor i vdesin 15 anëtarë të familjes nga tërmeti
Skuadra e njohur Sivasspor ka ngushëlluar asistentin Ayhan Tenbeloglu, të cilit i kanë vdekur 15 anëtarë të familjes.
Më shumë se 2 mijë e 500 persona deri me tani janë raportuar të vdekur pas tërmetit të ndodhur gjatë mesnatës në Turqi.
Skuadra e Superligës turke tani ka njoftuar se 15 anëtarë të familjes së Tenbelogut janë gjendur të vdekur nën rrënoja.
Duke folur për ‘beIN’, Rıza Çalimbay tha, "Na vjen shumë keq. Ngushëllimet tona. Ne telefonuam Cengiz, trajnerin tonë të portierëve, gjënë e parë në mëngjes. Mësuam për situatën e tyre. Na vjen shumë keq për një nga asistentët e mi, Ayhan. 15 anëtarë të familjes së tij ndërruan jetë. Do të doja të ishim afër dhe të mund të ndihmonim. Po përjetojmë një ditë shumë të vështirë. Si klub do të bëjmë më të mirën”.
“Me pikëllim të madh mësuam se shumë të afërm të Ayhan Tenbeloglu, një prej ndihmës trajnerëve të ekipit tonë A, me banim në Hatay humbën jetën për shkak të tërmetit që ndodhi në Kahramanmaras”, tha ajo.