Anëtari i bordit të Bayernit: Davies nuk do të merr më para nga ne - NACIONALE

Anëtari i bordit të Bayernit: Davies nuk do të merr më para nga ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i bordit të Bayern Munichut Uli Honeb e ka bërë të qartë se mbrojtësi Alphonso Davies do të largohet si agjent i lirë më 2025 dhe nuk do të merr më para nga gjiganti gjerman.

Kanadezi ka marrëveshje në parim me Real Madridin, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës me “Bavarezzët”.

Honeb së fundmi është pyetur për të ardhmen e Davies dhe e konfirmoi se e kanë informuar se nëse nuk rinovon, do të presin derisa kontrata t’i skadon.

I kemi thënë shumë qartë se nëse nuk e rinovon kontratën, ne do ta lëmë të skadojë”.

“Ai nuk do të merr më para”, tha ndër të tjera ai.

Real Madridi është i hapur që të nis negociatat me Bayernin këtë afat veror, mirëpo nuk do të investojë as 40 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.

Ndërkohë, Bayerni preferon ta lejojë të largohet falas vetëm që të mos pranojë atë ofertë të ulët të Realit, skuadër kjo që do të ishte e hapur për ta marrë si agjent të lirë më 2025.

Lajme të ngjashme