Andre Onana zbulon pse është optimist për sukses te Man Utd - NACIONALE

Andre Onana zbulon pse është optimist për sukses te Man Utd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Andre Onana e ka pranuar se është i zhgënjyer me fillimin te Manchester United, por beson se do ta gjejë formën e duhur.

Kamerunasi kritikohet tejet shumë për paraqitje jo të mira që kur zëvendësoi David de Gea, pasi ka bërë gabime amatore.

Megjithatë, Onana për “Sky Sports” ka thënë haptas se është çështje kohe derisa ta gjejë formën e duhur.

“Nëse flet për sezonin deri më tani, atëherë s’jam i kënaqur sepse e di se mund të bëj shumë më mirë, e kam bërë këtë dhe do ta bëjë sërish”.

“Nuk jemi në moment të mirë. Të shpresojmë se gjërat ndryshojnë sa më parë që është e mundur”.

“Por dëgjo, ti po thua se për gjashtë muaj portieri më i mirë i Ligës së Kampionëve mund të bëhet më i dobëti në botë? Jo”.

“Çdo gjë është e përkohshme. E di që do të bëhet në rregull. Nëse jo sonte, atëherë nëse, nëse jo nesër atëherë një ditë tjetër”.

Lajme të ngjashme