Ancelotti zbulon pse Endrick po zhvillon kaq pak minuta te Reali
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se Endrick duhet të vazhdojë ta dëshmojë vetën te Real Madridi në pak minuta sa zhvillon, shkaku i kualitetit që ka në aspektin ofansiv.
18-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje për “Los Blancos” në të gjitha garat, të gjitha si zëvendësues dhe asnjëra nuk zgjati mbi 10 minuta.
Edhe pse ka shënuar dy herë në këtë periudhë të limituar, Endrick e ka paksa të vështirë shkaku që para tij ndodhen emrat si Kylian Mbappe, Vinicius Junior e Rodrygo.
“Ai ka stërvitur mirë, ka shumë kualitet, por Rodrygo, Mbappe dhe Vinicius janë këtu. Duhet të jetë i duruar”.
Endrick bëri një tjetër paraqitje të mirë në fitoren ndaj Espanyolit, duke fituar një penallti në përfundimin e lojës, të cilën më pas e konkretizoi Kylian Mbappe për epilogun 4:1.
Braziliani shkëlqeu edhe në fitoren ndaj Stuttgartit duke realizuar një supergol nga distanca, që ishte i pari për të në karrierë në Ligën e Kampionëve.
Reali ndërkohë rikthehet në “aksion” të martën në përballjen si nikoqir i Alavesit për La Liga.