Ancelotti: Reali meritoi më shumë ndaj Atleticos - NACIONALE

Ancelotti: Reali meritoi më shumë ndaj Atleticos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti beson se Real Madridi meritoi më shumë se një pikë në barazimin ndaj rivalit lokal, Atletico.

“Los Blancos” u ndalën në shtëpi, duke barazuar 1:1 me rivalin lokal, sfidë që e dominuan periudhën më të madhe të kohës.

Pas një paraqitje të zbehët në pjesën e parë, Real Madridi kishte 16 përpjekje drejt golit, ku nëntë prej tyre ishin në portë derisa edhe Jude Bellingham e goditi traversën.

“Merituam më shumë. Ishte një ndeshje e mirë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte komplet ndryshe. E ngadaltë. Situata e penalltisë na ndikoi. Luajtëm shumë më ngadalë në fillim”.

“Në pjesën e dytë, e morëm avantazhin falë hapësirës në fushë. Vini dhe Rodrygo krijuan shumë tentime nga distanca”.

“Ishte ndeshje e afërt. Dalim nga kjo ndeshje me një barazim, por të inkurajuar. Skuadra ishte e mirë në pjesën e dytë”.

Real Madridi kësisoj qëndron në kreun e La Liga-s, një pikë mbi Atleticon dhe pesë mbi Barcelonën, me këtë të fundit që me një fitore ndaj Sevillas të dielën mund ta zbresë në dy pikë.

Përndryshe, pas asaj përballje, superkompjuteri i “Optas” i jep Realit plot 55.3 për qind shanse për ta fituar titullin, krahasuar me 21.8 të Atleticos dhe 22.5 të Barcelonës.

Lajme të ngjashme