Ancelotti: Real Madrid po konsideron një qendërmbrojtës pas lëndimit të Alabas
Real Madrid po e konsideron transferimin e një qendërmbrojtësi në afatin e janarit pasi David Alaba këputi ligamentin e gjurit, kështu ka konfirmuar trajneri Carlo Ancelotti.
Alaba pritet të mungojë në pjesë e mbetur të sezonit 2023/24 si dhe në Kampionatin Evropian pasi këputi ligamentin kryesor të gjurit në fitoren 4:1 ndaj Villarrealit.
Tekniku italian e ka pranuar se klubi madrilen po konsideron të nënshkruajë me një mbrojtës.
“Nuk mund të themi jo, ne (stafi drejtues) kemi biseduar me klubin dhe do ta shikojmë vendimin në ditët e ardhshme”.
“Afati i janarit përfundon më 31 janar dhe ne do të shikojmë për zgjedhjen më të mirë. Por, për momentin nuk jemi në nxitim. Kemi tërë kohën e nevojshme për ta gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
Ancelotti gjithashtu mohoi mundësinë që Aurelien Tchouameni të luajë në atë pozitë deri në fundin e sezonit.
“Atij nuk i pëlqen pozita e qendërmbrojtësit, njësoi si Camavingas s’i pëlqen të luaj në krahun e majtë”.
“Në situatë emergjencë, ia del shumë mirë aty. Ai e di se nëse ka ndonjë emergjencë, ai do të luaj aty. Por, e ardhmja e tij është në mesfushë dhe të gjithë e dimë këtë”.
Me lëndimet e Miliaos dhe Alabas, opsionet e vetme te Reali për atë pozitë tani janë Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez.