Ancelotti pas eliminimit: Man City e meritoi finalen, humbja na forcon për vitin tjetër
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se Manchester City e ka merituar finalen e Ligës së Kampionëve.
Me një fitore 4:0 (5:1 rezultati i përgjithshëm) Man City siguroi finalen e madhe të Stambollit, aty ku i pret Interi.
Pas ndeshjes, Ancelotti e pranoi se skuadra angleze e ka merituar kualifikimin tutje.
“Ata luajtën më mirë se ne dhe e merituan finalen. Nuk ka pasur asgjë tjetër, ishin shumë të fortë, bën shumë presion dhe morën drejtimin në pjesën e parë”.
"Kjo humbje nuk e vë në dyshim atë që është bërë. E ardhmja ime është shumë e qartë dhe kjo humbje do të na ndihmojë të jemi më të mirë vitin e ardhshëm. Le të shikojmë nga e ardhmja. Vitin e kaluar fituam, këtë vit jemi jashtë dhe në sport ndodh. Ne nuk bëjmë drama”.
Ai foli pak për lojën duke thënë se u munduan të këndelleshin në pjesën e dytë, por që nuk ndodhi.
"Në të dytën ne u përpoqëm të ktheheshim në lojë dhe ishte e pamundur. E prisja atë fillim, pastaj duhej ta menaxhonim ndeshjen më mirë. Por ne gjejmë një rival të fortë dhe duhet të pranojmë të dalim të kënaqur me një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.
Real Madridi e mbyll sezonin me vetëm një trofe pasi humbën titullin e La Ligas, si dhe Superkupën e Spanjës, trofe të cilat i fitoi rivali FC Barcelona.