Ancelotti: Modric një dhuratë për futbollin
Trajneri Carlo Ancelotti e ka vlerësuar mesfushorin Luka Modric si dhuratë për futbollin, pas paraqitjes mahnitëse në Kupën e Mbretit ndaj Deportiva Minera.
Kroati realizoi një gol të bukur në triumfin 5:0 e “Los Blancos”, ndaj skuadrës së divizionit të katërt.
Paraqitja e tij nuk shkoi pa u parë nga Ancelotti, që dha lëvdata të mëdha për lojtarin.
“Luka është një dhuratë për futbollin dhe akoma më shumë për ata që mund ta shijojnë atë nga afër. Tifozët, lojtarët, trajneri... për mua është dhuratë e madhe”.
“Mënyra si përgatitet për këto lojë, sikurse të ishte një finale. Ishte shembull shumë i rëndësishëm për lojtarët e rinj”.
“Atmosfera është shumë e mirë nga lojtarët. Qëndruan me tifozët për të nënshkruar fanella dhe zhvilluan lojë fantastike”.
Ndërkohë, mesfushori Federico Valverde gjithashtu deklaroi se është i lumtur që po e ndihmon skuadrën me gola.
“Jam i lumtur që vazhdoj të kontribuoj me gola në skuadër, por objektivat e mia janë tjera: Për të ndihmuar në mënyrën më të mirë, qoftë edhe në defansivë”.
“Jam i kënaqur që trajneri po më shikon për secilën lojë, kjo më shton besimin edhe nëse jam i lodhur, gjithnjë jam i lumtur”.