Ancelotti mbështet Toni Kroosin për ta fituar Topin e Artë
Trajneri Carlo Ancelotti e ka mbështetur mesfushorin Toni Kroos për ta fituar Topin e Artë nëse Real Madridi e fiton Ligën e Kampionëve, si dhe Gjermania “Euro 2024” respektivisht.
Me një tjetër titull të La Liga-s, Reali është favoriti i padiskutueshëm për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve – ku përballen me Borussia Dortmundin në finale.
Kroos tani është kthyer nga pensionimi për të ndihmuar Gjermaninë, ndërsa shihet si kandidat për ta fituar Topin e Artë.
“Topi i Artë për Kroos? Çdo gjë mund të ndodhë. Nëse e fiton Ligën e Kampionëve dhe Evropianin”.
“Mendoj se mund t’i fitojë të dy. Gjermania mund ta fitojë “Euro 2024” me Kroos”, deklaroi tekniku italian.
Kroos ka zhvilluar 46 paraqitje për Realin këtë sezon, ku vetëm Joselu, Rodrygo dhe Federico Valverde kanë bërë më shumë paraqitje.
34-vjeçari ka krijuar më së shumti shanse për Realin (85), ndërsa është asistuesi i dytë më i mirë (9).
Statsitika tjetër fantastike është që ka tentuar të bëjë 3 mijë e 257 pasime, 500 më shumë se ndonjë bashkëlojtarë, duke kompletuar 3 mijë e 83 (94.6 për qind).
Kroos përndryshe pritet të qëndrojë edhe sezonin tjetër, për dallim nga Luka Modric – i cili mund të largohet në verë.