Ancelotti: Mbappe ka gjithçka për ta barazuar nivelin e Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Ancelotti: Mbappe ka gjithçka për ta barazuar nivelin e Cristiano Ronaldos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti beson se sulmuesi Kylian Mbappe mund ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos, megjithatë i duhet të punojë fortë.

Francezi shkëlqeu në përballjen ndaj Manchester Cityt, ku realizoi het-trik në fitoren 3:1, me Realin që avancoi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Ancelotti menjëherë ka dhënë lëvdata për Mbappen, por e këshilloi të vazhdojë punën për ta mbërritur nivelin e Ronaldos.

“Ai ka kualitetin për t’i arritur ato numra, por i duhet të punojë sepse Cristiano e ka vendosur standardin shumë lartë”.

“Është shumë i emocionuar për të luajtur këtu, mund ta arrij nivelin e Cristianos. Mirëpo, nuk do të jetë e lehtë. I duhet të punojë”, deklaroi tekniku italian.

Për Mbappen, lëvdata dhanë edhe dyshja Rodrygo e Jude Bellingham.

“Hymë në ndeshje duke e ditur se do të ketë ndikim në ndeshje. Puna jonë është që ta vendosim në pozitat më të mira të mundshme dhe kur e ka topin në atë zonë, atëherë është i rrezikshëm. Shënoi gola të ndryshëm, është e jashtëzakonshme çfarë ka bërë në karrierë. E dimë që e ka pasur një fillim të ngadaltë, por tani po fluturon. Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, deklaroi anglez.

Ndërkohë, Rodrygo shtoi: “Është bashkëlojtar shumë i mirë, jemi të lumtur me të dhe atë që ka bërë. Ishim kampion i Evropës me lojtarë të shkëlqyer dhe shtuam edhe një yll”.

Lajme të ngjashme