Ancelotti: Kur klubet angleze luajnë në Evropë garojnë me skuadra që kanë pak para
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë idenë se futbolli anglez po dominon në Evropë.
Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Cadizit, tekniku italian u pyet lidhur me këtë dominim të futbollit anglez në krahasim me ligat e tjera.
"Nuk jam i merakosur sepse është e vërtetë që skuadrat angleze garojnë shumë mirë. Nuk më befason pse anglezët gjithnjë janë favorit, si Manchester City tani".
"Sidoqoftë mendoj se ka paksa ndryshim. Skuadrat spanjolle kishin dy gjysmëfinalistë vitin e kaluar, këtë vit Italia ka tre".
"Futbolli evropian është shumë më garues se çfarë thonë njerëzit. Anglezët mendojnë se kanë ligën më të fortë dhe spektakulare në botë, por e vërteta është se kur vijnë në Evropë, ata garojnë me skuadrat që kanë më pak para, por vazhdojnë të garojnë si në Spanjë dhe Itali".
Real Madrid po vazhdon dominimin në futbollin evropian, ku janë pranë kualifikimit në gjysmëfinale edhe këtë vit pasi mposhten Chelsean me rezultat 2:0 në "Santiago Bernabeu".
"Los Blancos" të martën synojnë ta arrijnë kualifikimin derisa nëse e bëjnë në gjysmëfinale do të takohen me fituesin e ndeshjes Manchester City - Bayern Munich.