Ancelotti: Kishim kontrollin e ndeshjes, jam i kënaqur me paraqitjen
Trajnerini i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale, ku skuadra e tij barazoi 1:1 me Manchester Cityn, tha se skuadra e tij kishte në kontroll ndeshjen.
Ancelotti, duke folur për BT Sport pas ndeshjes tha: "Një lojë interesante. E vështirë për ne në pjesën e parë, me pjesën e dytë që ishte shumë më mirë. Ne kishim kontroll të mirë në lojë.
“Kur ata kishin shumë posedim, ne kishim kontrollin në mbrojtje, atëherë kur filluam të luanim topin ne shkaktuam vështirësi.
Ne duhej të ruanim pozicionet tona në mbrojtje dhe kur patëm mundësinë, shënuam golin e parë”.
Për golin e Vinicius Junior, trajneri italian tha: "Po, një goditje e shkëlqyer, një moment fantastik. Skuadra luajti mirë. Jam i kënaqur".
Për paraqitjen në mbrojtje dhe Antonio Rudiger që arriti ta mbajë Erling Haaland të qetë, ai shtoi: "Në mbrojtje ishim të mirë. Rudiger kundër Haaland bëri mirë dhe mesfusha kishte kontrollin. Performanca ishte e mirë dhe ne jemi të lumtur. Kemi motivim të fortë për ndeshjen e ardhshme."
Për fund Ancelotti komentoi edhe kartonin e verdhë: "Nuk e di pse. Nuk isha në fushë. Mendoj se ai mund t'i jepte një karton të verdhë lojtarit dhe jo trajnerit.”