Ancelotti kërkon më shumë gola nga Kylian Mbappe - NACIONALE

Ancelotti kërkon më shumë gola nga Kylian Mbappe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti thotë se dëshiron se sulmuesi Kylian Mbappe të jetë më i fokusuar për të shënuar gola.

Francezi po kritikohet tejmase për paraqitjet që po bën te Real Madridi, ku nuk janë fare në nivel me ato që jemi mësuar të shohim te ish klubi PSG.

Ancelotti në konferencë për media bëri me dije se pret më shumë gola nga Mbappe dhe do t’i pëlqente fakti nëse sulmuesi fokusohet te goli në vend se ta ndihmojë skuadrën të bëjë presion.

“Preferoj që Mbappe të shënojë gola më shumë se sa të bëjë presion”.

“Pozita e qendërsulmuesit në skuadrën tonë nuk ka ndryshuar, po i kërkoj të njëjtat gjëra që ia kërkova dikur Karim Benzemas”.

Të jetë mirë i pozicionuar dhe gati për çdo top që mund të vjen për të bërë një transicion të shpejtë”.

Mbappe ka shënuar tetë gola për Realin në 12 paraqitje këtë sezon, sidoqoftë ka më pak se Robert Lewandowski, i cili ka realizuar 14 sosh.

Lojtari tani duket se është afër ta gjejë formën më të mirë edhe falë pushimit që mori në kohën kur zhvilloheshin ndeshjet me kombëtare.

Përndryshe, Reali rikthehet në “aksion” të martën mbrëma në përballjen ndaj Borussia Dortmundit.

Lajme të ngjashme