Ancelotti jep detaje për të ardhmen e Vinicius pas spekulimeve për largimin nga Reali - NACIONALE

Ancelotti jep detaje për të ardhmen e Vinicius pas spekulimeve për largimin nga Reali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që po e lidhin sulmuesin Vinicius Junior larg Realit shkaku i racizmit në La Liga.

Braziliani vazhdimisht është abuzuar në bazë racore nga tifozët kundërshtarë, e situata veçse është ndërlikuar këto muajt e fundit.

Duke folur para përballjes ndaj Bilbaos, sfidë të cilën Vinicius mungon shkaku i suspendimit – Ancelotti konfirmoi se e ardhmja e sulmuesit mbetet në “Santaigo Bernabeu”.

‘Për Viniciusin sigurisht beteja kundër racizmit është shumë problem i rëndësishëm. E merr shumë seriozisht dhe kështu duhet ta marrim të gjithë, tepër seriozisht”.

“Nuk më shqetëson për spekulimet që Vinicius do të largohet. Gjëja e vetme që më shqetëson është që nesër s’mund të luaj. Kjo më shqetëson”.

Ndërkohë, Vinicius u përlot në konferencën e fundit për media shkaku se të gjitha pyetjet kishin të bënin me racizmin.

Sa i përket Realit, ndaj Bilbaos mungon Vinicius por do të rikthehet Jude Bellingham, kurse pastaj do të ketë nëntë ditë pushim para përballjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme