Ancelotti insiston: Bellingham nuk bëri asgjë për ta merituar kartonin e kuq - NACIONALE

Ancelotti insiston: Bellingham nuk bëri asgjë për ta merituar kartonin e kuq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti insiston se mesfushori Jude Bellingham nuk bëri asgjë për ta merituar kartonin e kuq në barazimin ndaj Osasunas.

Anglezi u përjashtua nga fusha në minutën e 39-të shkaku i gjuhës ndaj gjyqtarit Jose Montero, që ishte i dyti në karrierën e tij prej kalimit te Madridi.

Ancelotti deklaroi se e tëra ka ndodhur shkaku q gjyqtari ka keqkuptuar çfarë i ka thënë 21-vjeçari.

“Mendoj se kartoni i kuq i Bellingham ndodhi shkaku se gjyqtari nuk e kuptoi gjuhën angleze mirë. Nuk mendoj se ishte diçka ofenduese”.

“Ishte karton i kuq sepse gjyqtari ishte nervoz. Bellingham nuk bëri asgjë për t’u përjashtuar, absolutisht asgjë”.

Ndërkohë, Bellingham deklaroi se nuk e ka ofenduar gjyqtarin, por ky i fundit e keqkuptoi.

“Mund ta shihni qartë në video. E kujtoj incidentin shumë mirë. Nuk po ankohem direkt për gjyqtarin, por sigurisht kishte keqkuptim. Ai beson se kam ofenduar”.

“Nuk kishte ofendim, prandaj mund të shihni se ka keqkuptime”.

Ndërkohë, Barcelona tani ka rastin e artë për të barazuar Real Madridin me pikë në kreun e La Liga-s

Lajme të ngjashme