Ancelotti i kërkon mbrojtësit të qëndrojë te Reali - NACIONALE

Ancelotti i kërkon mbrojtësit të qëndrojë te Reali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti shpreson se mbrojtësi Nacho Fernandez do ta ndryshojë mendjen për t’u larguar nga Real Madridi, me kontratën që i skadon në fundin e sezonit.

Spanjolli pritet t’i jep fund qëndrimit në “Santiago Bernabeu” pas 12 viteve me ekipin e parë, ndërsa ka qenë i lidhur me kalimin në Amerikë ose Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, me fitimin e Ligës së Kampionëve – Nacho ka dyshime mbi të ardhmen dhe tani Ancelotti publikisht i ka kërkuar të qëndrojë edhe për një tjetër vit.

Sipas “Marcas”, Ancelotti i ka thënë: “Mos bëj ndonjë gjë të çmendur, qëndro këtu me ne, te Real Madridi”.

Nacho ka bërë 45 paraqitje gjatë sezonit 2023/24, përfshirë 12 në Ligën e Kampionëve. Si kapiten, ai ishte shumë i rëndësishëm në suksesin e skuadrës madrilene drejt titullit të La Liga-s si dhe Ligës së Kampionëve.

Spanjolli këto vitet e fundit e ka ndjerë vetën si të nënvlerësuar, mirëpo tani fjalët e teknikut italian mund të jenë të mjaftueshme për ta bindur të ndryshojë mendje. Megjithatë, për ta mbajtur një marrëveshje duhet të arritur.

Nacho deri më tani është kërkuar nga dy skuadra, Al Nassr në Arabinë Saudite dhe Inter Miami në Amerikë. Pra mund të zgjedhë mes ribashkimit me Cristiano Ronaldon, apo të luajë pranë rivalit Lionel Messi.

Real Madridi deri më tani ka qenë i fokusuar në blerjen e Kylian Mbappes si agjent i lirë, por tani do të synojë rinovimin e kontratëve të Nachos, Luka Modricit si dhe Lucas Vazquezit.

Lajme të ngjashme