Ancelotti i dërgon mesazh Arsenalit për Arda Gulerin - NACIONALE

Ancelotti i dërgon mesazh Arsenalit për Arda Gulerin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti thotë se mbështetet te mesfushori Arda Guler dhe kanë nevojë që mesfushori të vazhdojë së përparuari.

Guler ishte titullar të dielën në fitoren bindëse të Realit te Leganes 0:3, ndërsa edhe asistoi te goli i Federico Valverdes.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se turku është objektiv i Arsenalit, megjithatë Ancelotti konfirmoi se nuk duan ta humbasin lojtarin.

Kur skuadra luan mirë është falë kontributit të të gjithëve. Arda ka kontribuar shumë me kreativitetin, ka qenë afër të shënojë gola dhe zhvilloi një ndeshje të kompletuar”.

Janë lojtarë tek te cilat mund të mbështetemi këtë moment sepse kërkesat për lojë janë të larta. Duhet të vazhdojnë përpara”.

Guler ndërkohë pritet të jetë titullar edhe ndaj Liverpoolit, sidomos me zhvillimet e fundit ku u njoftua se Vinicius Jr ka pësuar lëndim dhe do të mungojë për tre javë.

Përndryshe, mbetet vetëm të shihet nëse Ancelotti do ta përdorë si sulmues i krahut në “Anfield”, apo do t’i jep ndonjë detyrë tjetër.

Lajme të ngjashme