Ancelotti i del në mbrojtje Hazardit: Ai mund të luajë si qendërsulmues - NACIONALE

Ancelotti i del në mbrojtje Hazardit: Ai mund të luajë si qendërsulmues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka dalë në ndihmë lojtarit të tij Eden Hazard, pas paraqitjes së parë të këtij të fundit si titullar që nga janari. Ylli belg u zëvendësua pas një ore loje, teksa pas ndeshjes trajneri i mbretërve tha se Hazard pa problem mund të luajë si qendërsulmues.

Duke pasur parasysh se sulmuesi në formë i Real Madridit, Karim Benzema, është i lënduar, në formacionin bazë për të filluar në atë pozitë u caktua Eden Hazard, në ndeshjen që mbretërit e fituan kundër Mallorcas me rezultat 4:1.

Eden Hazard Real Madrid 2022-23

Përfaqësuesi belg dështoi të shtrojë ndikimin e tij në fushë, duke dalë nga fusha sa ishte rezultati 1:1 dhe me daljen e tij mbretërit shënuan tre gola të tjerë për ta fituar ndeshjen.

Eden Hazard 2022-23 Real Madrid substitution

Ancelotti pas ndeshjes tregoi se nuk e sheh Hazardin fajtor por lojtarët tjerë që nuk i mbyllen pozitat tjera si duhen.

“Është më mirë të përdorim Rodrygon si nëntësh me Valverden, sesa vetëm Hazardin”, u tha Ancelotti gazetarëve pas ndeshjes. "Ne patëm vështirësi jo sepse Hazard ishte në krye të sulmit, por sepse pozicionet e tjera nuk ishin të zëna nga të tjerët. Hazard mund të luajë qendërsulmues."

eden hazard

Paraqitja e prej fillimi sot erdhi pasi Hazard u paraqit mirë në fitoren 3-0 të Madridit ndaj Celtic të martën në Ligën e Kampionëve. Belgu zëvendësoi Benzeman dhe vazhdoi të shënonte në minutën e 77-të vetëm goli i tij i shtatë që nga bashkimi me klubin në vitin 2019.

Benzema pritet të kthehet deri në fundjavën tjetër, ku Real Madridi zhvillon derbin e qytetit, kundër Atletico Madridit, pasi pati një problem në kofshën e tij por mendohet se nuk është diçka serioze.

Nëse francezi arrin të rikuperohet në kohë dhe të jetë i aftë për të filluar ndeshjen, nuk do të ketë vend për Hazardin, por mesfushori belg mund të luajë në ndeshjen e mes javës në Ligën e Kampionëve, kundër skuadrës gjermane Leipzig në ndeshjen e dytë të grupeve.

Hazard u transferua te Real Madridi në afatin kalimtar veror të vitit 2019 nga Chelsea për 115 milionë euro, por deri më tani ka dështuar të tregojë vlerat e tij, pasi është përballur me dëmtime të shumta dhe si rrjedhojë ka pasur shumë pak paraqitje me skuadrën mbretërore.

Në tre vite qëndrim ai ka bërë 70 paraqitje, në të shumtën e rasteve duke ardhur në lojë nga banka rezervë, teksa ka kontribuar me shtatë gola dhe 11 asiste në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme