Ancelotti e parashikon sezonin 2023/24 të Serie A-së
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë një parashikim të sezonit 2023/24 të Serie A-së, duke treguar se ku i sheh të renditura skuadrat e mëdha.
Në një diskutim të gjatë, trajneri i Real Madridit përveç parashikimit, ai bëri dhe nderime dy figurave të shquara të futbollit italian, Silvio Berlusconi dhe Carlo Mazzone.
Megjithëse 64-vjeçari hezitoi të bënte ndonjë thirrje specifike për fituesit eventualë të ligës, ai beson se do të ketë një numër skuadrash që do të luftojnë për titullin.

“Nuk e di është ndoshta përgjigjja më e lehtë”, tha Ancelotti. “Por ka një fokus specifik në katër skuadra: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus.”
Ancelotti sugjeroi se pa asnjë garë evropian për të luajtur këtë sezon, Juventus mund të jetë në një avantazh të lehtë për sa i përket garave vendase, duke theksuar: “Pa kupa evropiane, ata mund të jenë të rrezikshëm”.
Do të ketë gjithashtu një betejë mes katër skuadrave në luftën për të përfunduar në vendin e pestë sipas Ancelottit. “Roma, Lazio, Atalanta dhe Fiorentina do të përpiqen të qëndrojnë atje”, tha ai.
“Roma ka marrë lojtarë të nivelit të lartë, por të konkurrosh në Evropë është e vështirë. Duhet një projekt afatgjatë pasi ata nuk mund të konkurrojnë ekonomikisht me klubet e mëdha për momentin”.
Menjëherë më pas, Ancelotti tha disa fjalë për të ndjerin Berlusconi, me të cilin ai punoi shumë ngushtë gjatë dy periudhave të tij me kuqezinjtë.
“Ai ishte një novator. Ai gjithmonë kishte ide të shkëlqyera dhe ishte në gjendje t'i zbatonte ato, madje edhe në futboll. Ai e dinte se çfarë donte dhe e kishte planifikuar shumë mirë”.
Më pas, duke folur për Mazzonen, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, Ancelotti tha: “Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të, por gjithmonë kam pasur një imazh të mrekullueshëm të tij në mendjen time. Një person ikonik, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë që solli diçka të re në rolin e trajnerit.”
🗣️ #Ancelotti, previsione Scudetto: la posizione #Juve e il vantaggio https://t.co/zQKJmM3CZ5
— Tuttosport (@tuttosport) August 23, 2023

