Ancelotti e lavdëron Bellinghamin: Lojtar shembull, i përkushtuar ndaj skuadrës
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancleotti, e ka lavdëruar Jude Bellinghamin, që ka cilësitë e një lideri, duke shtuar se ylli anglez është shumë i përkushtuar ndaj skuadrës.
Mesfushori me tipare sulmuese i Anglisë ka shënuar në gjashtë nga shtatë paraqitjet e tij të fundit për Madridin, duke përfshirë fitoren 3:2 në mesjavë ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve.
“Nuk jam i sigurt se ai është lider [në fushë], por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, tha Ancelotti të premten. “Lideri zgjidhet nga shokët e skuadrës për sa i përket qëndrimit që ka një lojtar, për shembullin që mund të japë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë aspekt. Përveç cilësisë që ka, ai tregon shumë përkushtim ndaj ekipit, gjë që skuadra e vlerëson më shumë në një lider”.
Ancelotti gjithashtu lavdëroi Vinícius Júnior përpara ndeshjes së ligës të së shtunës në Rayo Vallecano.
Sulmuesi brazilian shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren ndaj Atalantës në kthimin e tij nga një dëmtim i kërdhokullës.
“Ajo flet shumë për të”, tha Ancelotti për Vinícius, i cili së fundmi humbi çmimin e Topit të Artë. “Për ne ai është ende lojtari më i mirë në botë, por ai është ende i përulur, gjë që është e çuditshme për një lojtar të këtij niveli”.
Real Madridi është rrënuar nga lëndimet këtë sezon dhe është pa Kylian Mbappen për ndeshjen e së shtunës.