Ancelotti beson se Guardiola po i nënvlerëson shanset e Man Cityt - NACIONALE

Ancelotti beson se Guardiola po i nënvlerëson shanset e Man Cityt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti thotë se Pep Guardiola po i nënvlerëson shanset e Manchester Cityt për të arritur në raundin e 16-të më të mirëve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra madrilene triumfoi me rezultat 2:3 në “Etihad Stadium”, kurse Guardiola së fundmi deklaroi se City ka vetëm 1 për qind shanse për të avancuar tutje.

Ancelotti megjithatë beson se Reali ka një avantazh të vogël dhe jo siç ka deklaruar Guardiola.

“Nuk e mendon vërtetë atë, do ta pyes nesër para lojës, se nëse vërtetë mendon se ka vetëm 1 për qind shanse”.

“Ai vërtetë mendon se kanë më shumë shanse, por unë nuk mendoj se kemi 99 për qind shans për t’u kualifikuar tutje”.

“Kemi një avantazh të vogël dhe do të provojmë të përfitojmë dhe të luajmë njësoi si në lojën e parë, e cila shkoi mirë”.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Antonio Rudiger është gati për të luajtur mirëpo jo Lucas Vazquez, i cili do ta nis nga stoli.

Ndërkohë, italiani shtoi se e preferon referimin në Ligën e Kampionëve për dallim me atë të La Liga-s.

“Statistikat flasin vetë, në Evropë ka më pak ndërhyrje të VAR-it”.

“VAR-i ndërhynë vetëm kur është i nevojshëm dhe zakonisht në Ligën e Kampionëve janë gjyqtarët më të mirë në secilin shtet, prandaj kualiteti është shumë i lartë në këtë aspekt”.

Lajme të ngjashme