Ancelotti: Barcelona s’e meritoi fitoren, sa çudi ta shohësh duke luajtur kështu - NACIONALE

Ancelotti: Barcelona s’e meritoi fitoren, sa çudi ta shohësh duke luajtur kështu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti nuk ishte aspak i mahnitur me lojën mbrojtëse të Barcelonës gjatë disfatës së Real Madridit 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit të enjten mbrëma.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes rivalëve më të mëdhenj spanjoll u vendos nga një autogol i Eder Militaos, pasi topi i pritur nga portieri Thibaut Courtois pas gjuajtjes së Franck Kessie e goditi mbrojtësin brazilian dhe përfundoi në rrjetë.

Real Madridi nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës së Barçës dhe, edhe pse Ancelotti e pranoi se rezultati ishte i dhimbshëm, ai është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit në Nou Camp pas dy javëve, transmeton Nacionale.

Pavarësisht se Barcelona bëri një paraqitje shumë të fortë në mbrojtje në Bernabeu, Ancelotti mbeti i habitur me stilin e lojës së katalonasve.

Duke folur pas humbjes, Ancelotti tha: “Barcelona nuk e meritoi fitoren dhe kjo është e qartë. Kjo humbje nuk do të ketë asnjë ndikim më vonë, sepse ne jemi të kënaqur me paraqitjen tonë”.

Është shumë e vështirë ta kontrollosh kundër Barcelonës, siç e bëmë ne sot. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të rikthehemi, por nuk do të ishte hera e parë që ne e rikthejmë rezultatin nga humbja në ndeshjen e parë. Neve na dhemb ky rezultat, por do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me plot vetëbesim”.

Ai shtoi: “Është e çuditshme ta shohësh Barcelonën duke luajtur kështu. Ata janë shumë të fortë mbrapa dhe nuk kanë pranuar shumë gola”.

Ancelotti e lartësoi ekipin e vet për mbizotërimin e topit por e pranoi se nuk krijoi shumë shanse shënimi.

Nëse e përsërisim këtë intensitet, ne do ta kemi mundësinë ta përmbysim rezultatin. Dyshoj se Barcelona do të mbrohet kaq shumë në Nou Camp”, shtoi ai.

Real Madridi ishte favorit në këtë ndeshje, pasi Barcelona vinte nga dy humbje dhe ishte pa sulmuesit kryesorë Robert Lewandowski, Pedri dhe Ousmane Dembele.

Lajme të ngjashme