Amrabat shpjegon arsyen pse refuzoi Liverpoolin për Man Unitedin
Mesfushori Sofyan Amrabat thotë se dëshironte t’i bashkohej Manchester Unitedit nga fillimi i afatit veror, pavarësisht interesimit të Liverpoolit.
Maroku kompletoi kalimin te “Djajtë e Kuq” në ditën e fundit të afatit veror, duke iu bashkuar në formë huazimi me opsion blerje.
Sidoqoftë para Man Unitedit, Amrabat u kërkua edhe nga Liverpool mirëpo lojtari ka pranuar se ribashkimi me Ten Hag ishte zgjedhja primare.
I pyetur nëse e vështirësoi afatin veror që t’i bashkohej Unitedit, ai tha: “Po sigurisht”.
“Pas ndeshjes së fundit me klubin, që ishte finalja e Ligës së Konferencës, pra nga ai moment nisi afati veror për mua”.
“Shumë klube, shumë diskutime dhe bisedime por për mua ishte e qartë se e doja Manchester Unitedin”.
“Ishin muaj shumë të gjatë dhe të vështirë por është mirë që në ditën e fundit të afatit veror se nënshkrova dhe tani që jam këtu është më e rëndësishmja”.
Ndër të tjera, ai deklaroi se do të bëjë çmos për të fituar trofe me skuadrën angleze.
“Gjëja e vetme që mund të bëj është që të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën. Shpresoj të kemi sezon fantastik, të fitojmë diçka dhe të shohim më vonë se çfarë mund të ndodhë”.
“Sigurisht do të doja të qëndroja këtu, por nuk është e rëndësishme. Nuk shoh shumë larg në të ardhmen”.