Amorim: Vuajtja për Man Unitedin do të vazhdojë
Trajneri Ruben Amorim ka paralajmëruar lojtarët dhe mbështetësit e Manchester Unitedit se do të vazhdojnë të vuajnë deri në fundin e sezonit.
Skuadra angleze pësoi humbjen e katërt këtë sezon në shtëpi nën urdhrat e Amorim, ku u mposhtën nga Brightoni me rezultat 1:3.
Tekniku portugez ka kritikuar klubin duke e quajtur skuadrën aktuale si më të dobëtën në historinë 147-vjeçare, si dhe kriza nuk do të ndalet më kaq.
“Është e qartë për mua. Lojtarët do të vuajnë dhe tifozët gjithashtu. Më vjen keq, por ka vetëm një mënyrë për t’i bërë gjërat ën rregull”.
“Duhet të shpëtojmë nga ky moment dhe është shumë e qartë për të gjithë se çka duhet të bëjnë. Luaj në mënyrën si luaj sepse është ideja ime. Jam i qartë me të gjithë, tifozët, bordin dhe të gjithë”.
“Nuk është gjë e rëndësishme, është e papranueshme që të humbasim kaq shumë ndeshje. Në pesë ndeshje si vendas, kemi humbur katër”. Imagjinoni këtë te Manchester Unitedi, prandaj duhet të përmirësohemi”.