Amorim ‘thumbon’ Rashfordin: Më mirë ta vendos trajnerin e portierëve se atë
Trajneri Ruben Amorim ka bërë të qartë se Marcus Rashford nuk është duke stërvitur në maksimum, prandaj edhe nuk po luan.
Tekniku portugez edhe bëri një krahasim të ‘çmendur’, ku shtoi se preferon që para anglezit të luajë edhe trajneri i portierëve Vital.
“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk ndryshoj. Do ta vendos trajnerin e portierëve Vital para se të vendos një lojtar që nuk e jep maksimumin çdo ditë”.
“Nuk do të ndryshoj në këtë aspekt”, deklaroi Amorim.
🚨💣 Rúben Amorim on Rashford out: “If things don't change, I will NOT change”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 26, 2025
“I will put the GK coach Vital before I put a player who does NOT give the maximum every day”.
“I will NOT change in that department”. pic.twitter.com/KXS4uTFlsk
Rashford nuk është ftuar në gjashtë paraqitjet e fundit të Unitedit në të gjitha garat, mirëpo vazhdimisht e ka mbështetur skuadrën me postime në rrjetin social “Instagram”.
Ndërkohë, anësori mbetet larg “Old Trafford”, ku po e pret kalimin e mundshëm te Barcelona, por interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët evropianë si AC Milan e Borussia Dortmund.
Rashford i ka dhënë afat Barcelonës deri të martën, kurse pastaj do të konsiderojë alternativat e tjera jashtë Anglisë.