Amorim shpërtheu pas humbjes nga Brightoni, theu edhe televizorin
Trajneri Ruben Amorim shpërtheu në kritika si dhe dëmtoi televizorin në dhomën e zhveshjes pas humbjes që Manchester Unitedi pësoi në shtëpi nga Brightoni.
Me paraqitjet mbresëlënëse kundër Liverpoolit dhe Arsenalit që vinin vetëm disa ditë më parë, United u rikthye në tokë me një humbje të hidhur zhgënjyese në “Old Trafford”, pas së cilës Amorim pranoi se skuadra mund të ishte më e keqja në historinë e United.
Rezulton se zhgënjimi u shfaq edhe në prapaskenë. Sipas “The Athletic”, Amorim ishte aq i frustruar nga disfata sa përfundoi duke dëmtuar televizorin e madh në dhomën e zhveshjes së United pas ndeshjes.
Raporti pretendon se Amorim nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur pakënaqësinë, duke lëshuar një tirade verbale, e cila u shënua me dëmtim të ekranit, teksa edhe iu dëshmoi lojtarëve atë që mendon se ishte një paraqitje e papranueshme.
Amorim zakonisht besohet të jetë i qetë menjëherë pas ndeshjeve, por emocionet e tij vluan në një shfaqje dramatike që thuhet se ka tronditur një numër lojtarësh.
Pasi u kompozua për paraqitjen e tij para shtypit, Amorim paralajmëroi lojtarët se vuajtjet nuk do të ndalen më kaq, duke u kërkuar falje tifozëve por konfirmoi se kjo periudhë zhgënjimi do të zgjasë.
Unitedi të enjten rikthehet në “aksion” – këtë herë ndaj Rangers në Ligën e Evropës.