Amorim: Puna ime te Man Unitedi është shumë e vështirë - NACIONALE

Amorim: Puna ime te Man Unitedi është shumë e vështirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim thotë se përballet me një punë jashtëzakonisht të vështirë për ta rikthyer Man Unitedin në vendin ku i takon.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbjen e radhës në Premierligë, këtë herë si mysafir të Tottenhamit, me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e realizoi James Maddison.

Amorim që kur mori drejtimin në nëntor, ka pësuar tetë humbje në 12 ndeshje në Premierligë.

“Çfarë shihni dhe diskutoni çdo javë, e shoh të njëjtën gjë. Kemi shumë probleme, puna ime është shumë e vështirë këtu, por besoj te vetja”.

“Kishim shanse në ndeshje, por në fund ata shënuan dhe ne nuk ia dolëm. Në këtë ndeshje krijuam raste. Në ndeshje me dy skuadra që nuk po kalojnë mirë, një gol gjithnjë e bën dallimin”.

Unitedi ka rënë në pozitën e 15-të në Premierligë, ndërsa janë më afër rënies nga liga, pra Ipswich Town se pozitës së shtatë në tabelë, që është Newcastle Unitedi.

Me 12 humbje në 25 paraqitje këtë sezon, kjo është kampanja më e keqe që nga sezoni 1973/74, vitin ku edhe kishin rënë nga elita angleze.

Lajme të ngjashme