Amorim për Rashford: Duhet t’i vendosim standardet shumë lartë - NACIONALE

Amorim për Rashford: Duhet t’i vendosim standardet shumë lartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim thotë se sulmuesit Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho nuk ishin të lënduar, pavarësisht që mbeten jashtë në fitoren ndaj rivalit, City.

“Djajtë e Kuq” fituan me përmbysje ndaj Cityt nga 0:1 në 2:1, por ajo që mori vëmendjen ishte se as Garnacho e as Rashford nuk rezultuan të jenë as në stol.

Pas fitores, Amorim theksoi se standardet duhet të jenë në nivelin më të lartë prandaj edhe dy lojtarët s’u ftuan.

“Paraqitjet në stërvitje, në lojë, rrobat, mënyra si hanë ushqim, si flet me bashkëlojtarët, të gjitha shikohen”.

“Në syrin tonë, ju duhet të ndryshoni shumë gjëra, njerëzit në klub po humbasin punën e tyre prandaj duhet të vendosim standarde shumë të larta”.

“E dëshmuam se mund të lëmë çdo kë jashtë skuadrës dhe të menaxhojmë të fitojmë duke luajtur së bashku”, deklaroi ai.

Ishte Amad Diallo që realizoi një gol të bukur vetëm dy minuta pasi Bruno Fernandes e barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia.

Lajme të ngjashme