Amorim merr lajm fantastik: Leny Yoro rikthehet në stërvitje të plotë - NACIONALE

Amorim merr lajm fantastik: Leny Yoro rikthehet në stërvitje të plotë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim ka marrë një lajm fantastik me qendërmbrojtësin Leny Yoro që është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin.

Unitedi pagoi 52 milionë funte për ta mposhtur Real Madridin në garë për francezin, megjithatë qysh në parapërgatitje francezi e lëndoi këmbën dhe që atëherë ka qenë jashtë fushës.

19-vjeçari e humbi “tërë epokën Ten Hag”, por është gati për të luajtur rol të rëndësishëm nën urdhrat e Amorim, ku është parë në stërvitje të plotë me teknikun portugez.

Yoro ishte pjesë e treshes me Luke Shaw dhe Jonny Evans, duke pasur shenja se mund të luajë menjëherë në formacionin titullar, sidomos shkaku i lëndimeve të shumta në pozitën e qendërmbrojtësve.

Amorim do të ketë pak opsione në qendër shkaku që Victor Lindelof u lëndua këtë vikend duke përfaqësuar Suedinë, Lisandro Martinez u tërhoq nga kombëtarja e Argjentinës, ndërsa Harry Maguire ende s’është plotësisht gati.

Ndërkohë, Unitedi pritet të mos e përdorë Yoron direkt në ekipin e parë dhe t’i japin minutazhë në grupmoshat U21 për ta ndihmuar që të kthehet më në formë.

Lajme të ngjashme