Amorim kërkon ta mbajë Zirkzee te Man Unitedi
Trajneri i Manchester Unitedit Ruben Amorim dëshiron ta mbajë sulmuesin Joshua Zirkzee, pavarësisht interesimit të Juventusit.
Holandezi po kalon një periudhë të vështirë në “Old Trafford”, ku ka shënuar vetëm katër gola në 28 paraqitje, ndërsa u zëvendësua në pjesën e parë në humbjen ndaj Newcastle.
Sidoqoftë, Amorim insiston se Zirkzee duhet të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” për pjesën e mbetur të sezonit.
“Dua ta mbaj Josh sepse jep gjithçka. Po bën çmos në stërvitje, por nuk e dimë. Afati është i hapur”.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet fokus në paraqitje, stërvitje dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje”.
Zirzkee mori fishkëllima nga tifozët e Unitedit kur hyri në fushë në Anfield ndaj Liverpoolit.
Kjo e ka zemëruar edhe kapitenin Bruno Fenrandes, që kërkoi nga tifozët të mbështetet lojtari në periudhë të keqe.
“Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë, kjo me zemëroi sepse Zirkzee është lojtar që i jep të gjitha”.
“Si lojtar, ai erdhi nga një ligë tjetër, duhet kohë për t’u adaptuar, por ka kualitete të mëdha. Të gjithë e vlerësonin si një nga sulmuesit më të mirë dhe të gjithë tani nuk besojnë te ai”.
Ndërkohë, Juventusi ndodhet në bisedime me agjentin e lojtarit për ta huazuar me opsion blerje në fundin e sezonit.