Amorim: Dua që Marcus Rashford të qëndrojë te Unitedi - NACIONALE

Amorim: Dua që Marcus Rashford të qëndrojë te Unitedi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim thotë se dëshiron që sulmuesi Marcus Rashford të qëndrojë në “Old Trafford”.

Anglezi është i lidhur me një largim nga skuadra angleze, kurse edhe ka deklaruar se “është gati për aventurën e re”.

Megjithatë, Amorim para mediave tha se preferon që lojtari të qëndrojë te Unitedi.

Sigurisht, klubi ka nevojë për talentë të mëdhenj dhe ai është talent i madh, prandaj vetëm dëshiron të paraqitet në nivelin më të lartë dhe ky është fokusi im. Dua thjesht ta ndihmoj Marcusin”.

“Ka të drejtë, kemi një sfidë të re këtu, është vështirë. Për mua është më i madhi në futboll sepse jemi në një situatë të vështirë dhe ky është një nga klubet më të mëdha në botë".

Pra, kjo është vërtet një sfidë e re dhe më e madhja dhe shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të jenë gati për këtë sfidë të re”.

Amorim gjithashtu shtoi se nuk kishte folur ende me Rashford për situatën, por zbuloi se 27-vjeçari dhe Alejandro Garnacho, të cilët të dy s’u ftuan në fitoren 2-1 të së dielës në derbin ndaj Manchester Cityt, do të riktheheshin në garë për përzgjedhjen për çerekfinalen e Carabao Cup në Tottenham të enjten.

Përballja mes Tottenhamit dhe Unitedit do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme