Amir Rrahmani thotë se nuk e di nëse do t’i bashkohet Kosovës ndaj Izraelit
Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani ka bërë me dije se ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.
“Dardanët” do të përballen me Izraelin këtë të diele, në të njëjtën datë kur Napoli do të luajë me Empolin.
Pas barazimit ndaj Union Berlinit, Rrahmani u pyet nëse do të mungojë ndaj Empolit shkaku i Kosovës dhe ai u përgjigj: “Ende nuk e di, po shikojmë”.
Ndër të tjera, Rrahmani komentoi edhe paraqitjen ndaj Union Berlinit, ku shtoi se nuk ishin të organizuar te goli i gjermanëve.
“Nuk ishim të organizuar te goli i tyre. Nuk arritëm të shënonim golin e dytë, edhe pse kishim dëshirë për të fituar. Sidoqoftë, nuk na duhet shumë për t’u kualifikuar dhe kjo është e rëndësishme”.
“Jemi në pozitën e dytë dhe afër kualifikimit, kjo ka rëndësi. Futbolli është kështu, nëse nuk e përfundon ndeshjen atëherë vuan”.
“Duhet t’i mbajmë pjesët kur po fitojmë, të gjithë e dinë këtë. Duhet të shikojmë dhe analizojmë ndeshjen. Ka ndodhur këtë herë dhe duhet të mësojmë nga kjo”, deklaroi ai.
Napoli zë pozitën e dytë në grupin C me shtatë pikë të mbledhura, katër më shumë se Braga që renditet e treta. Pra, “Napolitanët” duhet të arkëtojnë vetëm një pikë ndaj skuadrës portugeze që të avancojnë tutje.
Ndër të tjera, nga grupi C ka avancuar Real Madridi pasi i fitoi të katër ndeshjet.