Amir Rrahmani protagonist, Napoli fiton ndaj Atalantas - NACIONALE

Amir Rrahmani protagonist, Napoli fiton ndaj Atalantas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitoren e radhës duke mposhtur Atalantan, në kuadër të xhiros së 26-të në Seria A.

"Napolitanët" zhvilluan lojë të shkëlqyeshme duke triumfuar me rezultat komod 2:0.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani vazhdoi me formën e lartë duke shënuar golin e fitore, si dhe ndihmuar të mbahet porta e paprekur.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi të dy klubet italiane dështuan t'i finalizonin rastet. Napoli rrezikoi dy herë me anë të Politanos, derisa Atalanta mbrohej e provohej me kundërzbritje.

Ishte Khvicha Kvaratskhelia që pas një vrapimi solo arriti të driblojë për mrekulli, duke e mposhtur portierin mysafir për t'i dhënë epërsinë Napolit (60') - VIDEO.

Atalanta pas golit të pranuar nisi të jetë më agresive, duke rrezikuar me anë të Muriel dhe Zapata, por të dy goditjet përfunduan jashtë portës.

Kur askush nuk e priste, në skenë doli Amir Rrahmani që me një gol shumë të bukur me kokë vulosi fitoren e Napolit - VIDEO.

Kosovari realizoi pas një harkimi nga një pozitë tejet e jofavorshme për t'i ndihmuar "Napolitanët" të arkëtojnë pikët e plota.

Me këtë fitore, Napoli vazhdon si lider i vetëm në Seria A me 68 pikë, plot 18 mbi Interin, derisa Atalanta renditët në pozitën e gjashtë me 42 sosh.

Lajme të ngjashme