Amir Rrahmani: Nëse humbim ndaj Rumanisë atëherë jemi 99 për qind jashtë
Kapiteni i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka konfirmuar se nëse humbasin ndaj Rumanisë atëherë nuk do të kenë shanse për kualifikim.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj rumunëve, ylli i Napolit nënvizoi se kjo ndeshje është jetike për Kosovën.
“E dimë që kjo është ndeshje direkte me ta dha dhe duhet t’i bëjmë pyetje vetes çfarë duam nga këto kualifikuese. Është ndeshje që e vendos fatin pasi me një mosfitore Rumania do ta ketë një avancim pikësh ndaj nesh dhe kundër tjerëve. Besoj që stadiumi ka me qenë plot dhe do ta kemi mbështetjen e tyre”.
“A keni frikë? Kemi luajtur edhe ndaj lojtarëve më të fortë, prandaj s’kemi frikë. Ne duhet të jemi ata që jemi dhe të luajmë lojën tonë”.
“Kemi parë ndaj Izraelit që kemi mundur të fitojmë por shkaku i disa gabimeve. E kujtojmë atë rastin në minutat shtesë që mund të fitonim. Ndërsa edhe ndaj Andorrës mund të shënonim fitore. Ata kishin vetëm një shans dhe ne kemi pasur nevojë vetëm që të reagonim më mirë”.
“Kjo ndeshje vendos gjithçka dhe në rast që humbim këtë ndeshje, atëherë jemi 99 për qind jashtë garës”.