Amir Rrahmani në dyshime për përballjen ndaj Barcelonës
Kapiteni i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani mungojë në ndeshjen kthyese për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Rrahmani pësoi një lëndim në fitoren e të dielës mbrëma ndaj Juventusit, ku kërkoi të zëvendësohet pas 65 minutave lojë.
Napoli përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se kosovari ka dëmtuar aduktorin e djathtë dhe situata e tij po vlerësohet nga stafi mjekësor.
“Do të duhet të vlerësohen kushtet e Rrahmanit i cili u zëvendësua dje për shkak të një dëmtimi në aduktorin e djathtë”, shkruhet në komunikatë.
Sipas mediave italiane, Rrahmani më shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Torinos, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës.
Gjasat më të mëdha janë që kosovari të shërohet plotësisht nga ky lëndim muskulor, por shpesh raste ka ndodhur që këto lëndime të zgjasin më shumë se çfarë planifikohej, e shpresojmë të mos i ndodh 29-vjeçarit.
Ndërkohë, Rrahmani do ta lërë pas lëndimin para dy ndeshjeve që zhvillon Kosova, ndaj Armenisë respektivisht Hungarisë këtë muaj, me përzgjedhësin Franco Foda që do ta bëjë publike listën pas dy javëve.