Amir Rrahmani mungon ndaj Empolit shkaku i Kosovës - NACIONALE

Amir Rrahmani mungon ndaj Empolit shkaku i Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen ndaj Empolit, për ta përfaqësuar fanellën ‘dardane’ ndaj Izraelit.

“Dardanët” të dielën, më 12 nëntor do ta zhvillojë përballjen që ishte shtyrë në muajin tetor.

Lista e Kosovës ende s’është bërë publike, mirëpo përzgjedhësi Primoz Gliha ka vendosur t’i ftojë të gjithë yjet pavarësisht që Kosova mund të thuhet se është eliminuar nga Kampionati Evropian “Euro 2024”.

Në këtë listë do të jetë edhe kapiteni Rrahmani, i cili për ta përfaqësuar Kosovën do të mungojë në ndeshjen e Napolit kundër Empolit.

Napoli u detyrua të ishte pa Rrahmanin për një muaj shkaku i lëndimit muskulor, pas lëndimit në kofshë që pësoi në mesin e muajit shtator”.

U rikthye në fushë për ndeshjen Napoli – Verona më 21 tetor dhe kishte ngritje dhe zbritje (keq kundër Milanit, më mirë ndaj Scaligeri, Union Berlin dhe Salernitana)”.

Nuk ka lajme të mira për Rudi Garcia sepse Rrahmani do të mungojë në ndeshjen Napoli – Empoli më 12 nëntor. Këtë herë s’ka të bëjë me lëndime, por do të jetë i zënë me kombëtaren e tij. Në fakt, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen që ishte shtyrë ndaj Izraelit të dielën, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian”, shkruan “Calciomercato”.

Nuk është vetëm Rrahmani që do ta lërë klubin, pasi Mallorca ka bërë kërkesë zyrtare që të shtyhet ndeshja e radhës shkaku që mungon Vedat Muriqi, i cili ka marrë ftesë nga Gliha.

Lajme të ngjashme