Ambasada amerikane në Prishtinë ndan informaicone për Kampionatin Botëror: Mezi po presim - NACIONALE

Ambasada amerikane në Prishtinë ndan informaicone për Kampionatin Botëror: Mezi po presim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasada amerikane në Kosovë, ka lëshuar njoftimin për organizimit e Kupës së Botës 2026 që do të mbahet në ShBA.

“Ne mezi presim të mirëpresim deri në gjashtë milionë fansa ndërkombëtarë nga e gjithë bota që do të udhëtojnë për të ndjekur këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Kampionati do të zhvillohet në 11 qytete të mëdha amerikane, duke krijuar një atmosferë festive dhe mikpritëse për tifozët e futbollit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Po ashtu, Ambasada ka shpërndarë edhe faqen ku mund të informoheni për të gjitha çështjet rreth aplikimit për vizë.

Në të, është edhe një fjali e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar: “Shtetet e Bashkuara do të organizojnë FIFA Ëorld Cup 2026™, i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në histori, duke përkuar me përvjetorin e 250‑të të pavarësisë së vendit tonë.”

Lajme të ngjashme