Alvaro Morata i thotë “PO” AC Milanit
Sulmuesi Alvaro Morata duket se është pajtuar me transferimin te gjiganti italian AC Milan.
“Rossonerët” e kanë bërë prioritet afrimin e një qendërsulmuesi meqenëse dështuan të nënshkruajnë me Joshua Zirkzee, i cili iu bashkua Manchester Unitedit.
Morata që disa javë ka qenë dëshirë e Milanit sidomos Zlatan Ibrahimovicit, e tani duket se është pajtuar për t’u rikthyer në Itali, ku në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit.
“Sky Italia” raporton se spanjolli ka dhënë dritën jeshile për ta kompletuar këtë transferim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Milani do ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 13 milionë eurove apo do të negociojnë me Atleticon për ta zbritur çmimin.
Morata has said YES to joining Milan - they’ll close a deal this week 🔴⚫️🇪🇸
— Italian Football TV (@IFTVofficial) July 15, 2024
It’s to be seen if Milan pay the €13M release clause or if they can find a cheaper agreement.
They’re finalizing all the details and should meet by Thursday to put ink on the paper.
📰 Sky Italia pic.twitter.com/2XruqXO021
Atletico më shumë gjasë do të refuzojë negociatat ngase po shpresonin që ta mbanin Moratan.
Përndryshe, marrëveshja pritet të kompletohet këtë javë, ku pas të enjtes synohet të bëhet edhe prezantimi zyrtar.
Milani do të vazhdojë të jetë aktive në afatin e verës me shpresën që të bëjë një ekip mjaftë konkurrues, ku edicionin tjetër synojnë të rivalizojnë Interin e Juventusin për titullin kampion.