Alphonso Davies refuzon prapë Bayern Munichun - NACIONALE

Alphonso Davies refuzon prapë Bayern Munichun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Alphonso Davies e ka refuzuar sërish rinovimin e kontratës me Bayern Munichun.

Skuadra gjermane i kishte bërë një ofertë të re për të rinovuar kontratën, meqenëse Vincente Kompany e sheh si shumë të rëndësishëm në skuadër megjithatë kanadezi duket se e ka refuzuar.

Cadena Ser” raporton se Bayern Munichu është njoftuar se Davies nuk do të rinovojë dhe tani skuadra gjermane po konsideron të nis negociatat me Real Madridin për shitjen e mundshme në verë.

Bayerni pritet të mos pranojë ndonjë ofertë nën 50 milionë euro, mirëpo janë në dijeni se Real Madridi nuk do të shpenzojë mbi 30 milionë euro, ofertë ku pritet të jenë bonuset e përfshirë.

Real Madridi është gati të tentojë transferimin e Davies edhe pse është në dijeni se mund ta humbasin mbrojtësin Ferland Mendyn, që nuk pranon të jetë rezervë.

Davies tashmë ka marrëveshje në parim me Realin dhe Davies thuhet se nuk dëshiron t’i bashkohet ndonjë skuadër tjetër përpos “Galaktikëve”.

Përndryshe, kontrata e Davies skadon në vitin 2025 dhe ekziston mundësia që të mbetet edhe sezonin tjetër, e pastaj t’i bashkohet madrilenëve si agjent i lirë.

Lajme të ngjashme