Alphonso Davies i përgjigjet spekulimeve që e lidhin me Real Madridin
Mbrojtësi Alphonso Davies thotë se ndihet shumë rehatshëm te Bayern Munich pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për kalimin e mundshëm te Real Madrid.
Kontrata e kanadezit do të skadojë në verën e vitit 2025 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim me “Bavarezzët”.
Real Madrid e ka bërë prioritet nënshkrimin me Davies për verën e këtij viti, mirëpo oferta e gjigantit gjerman është shumë më luksoze dhe në këtë fazë pritet që të vazhdojë te kampioni i Gjermanisë.
Në një intervistë për “Kicker”, Davies e ka pranuar se ndihet shumë i lumtur te Bayerni.
“Ndihem shumë rehat këtu. Luaj te një skuadër e pabesueshme, absolutisht një nga më të mirat në Evropë. Qëndroj i fokusuar dhe jap gjithçka për skuadrën dhe tifozët tanë”.
Raporti gjerman shton se disa nga zyrtarët e Bayernit besojnë se spekulimet për të ardhmen e Davies dhe interesimi i Realit kanë pasur ndikim negativ në paraqitjet e lojtarit në muajt e fundit.
Pavarësisht kritikave këtë sezon, Davies beson se ka bërë paraqitje konsistente.
“Në vitin 2020, askush s’më ka pasur në listë. Pas kësaj, pritjet ishin të mëdha”.
“Mendoj se e kam dëshmuar këtë, por kuptohet jo gjithnjë, jo në çdo lojë. Ka vetëm pak lojtarë që kanë menaxhuar ta bëjnë gjatë tërë karrierës”.
“Stili i lojës ka ndryshuar që nga fëmijëria pak. Më pak trika, driblime dhe rrezikim. Por, e kuptoj se tani jam më i mirë se para katër viteve. Kam më shumë eksperiencë. Por, jam ende i ri dhe dua të vazhdoj të mësoj dhe përmirësohem”.