Allegri thotë se Juventusi është viktimë e suksesit të tyre pas arritjes në finale të Kupës
Trajneri Max Allegri ka deklaruar se Juventusi është viktimë e suksesit të tyre pasi “Bianconerët” që avancuan në finale të Kupës së Italisë duke eliminuar Lazion.
Juventus avancoi në finale përmes rezultatit të përgjithshëm 3:2, ndërsa do të përballet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Fiorentina.
Edhe pse arriti deri në finale, Allegri është kritikuar nga mediat italiane dhe sipas tij e tëra është shkaku i suksesit që kanë pasur dekadën e fundit.
“Kurrë s’është lehtë që të arrihet finalja, në tre vitet e fundit kemi luajtur dy herë në finalen e Kupës së Italisë”.
“Duhet të koncentrohemi në Serie A, pasi nuk e kemi arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe këtë vikend kemi përballje direkte ndaj Milanit”.
Allegri ndër të tjera shtoi: “Finalja nënkupton kualifikim në Superkupën e Italisë, prandaj është e rëndësishme financiarisht”.
“Kritikat do të jenë gjithmonë rreth Juventusit, por është faji ynë sepse e mbyllëm pjesën e parë aq mirë sa nuk priste askush”.
“Në atë pikë, njerëzit menduan se mund të luftojmë me Interin por isha i shqetësuar se do të kemi vështirësi në pjesën e dytë. Kemi një avantazh të madh edhe psiqikisht”.