Allegri joshet nga oferta fitimprurëse e Al Hilalit - NACIONALE

Allegri joshet nga oferta fitimprurëse e Al Hilalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Massimiliano Allegri është i tunduar ta lërë Juventusin dhe t’i bashkohet Al Hilalit, klubit nga Arabia Saudite pasi ka marrë një ofertë tejet fitimprurëse së fundmi.

Sezoni i fundit nuk ka qenë aspak i lehtë për trajnerin 55-vjeçar, e as për bardhezinjtë, pasi telashet jashtë fushës e kanë lënë nën hije tërë fushatën e skuadrës, të cilat kulmuan me dënimin me heqjen e 10 pikëve në javët e fundit të sezonit.

Kjo bëri që Juventusi të bjerë në vendin e shtatë nga vendi i tretë dhe të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

Një person të cilit shpesh i është drejtuar gishti për t’u fajësuar ka qenë Allegri, pasi shumë njerëz besojnë se taktikat e tij konservatore i kanë kufizuar aftësitë e yjeve si Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa.

Rai Sport raporton se Allegri u takua me përfaqësuesit e Al Hilalit në Monte Karlo gjatë kësaj jave, ku mori një ofertë për kontratë trivjeçare në vlerë 30 milionë euro në total, plus 10 milionë euro për bonus nëse e nënshkruan atë.

Në fillim të këtij muaji, mediat italiane raportuan se trajneri italian e kishte hedhur poshtë ofertën e parë të Al Hilalit, në mënyrë që të vazhdonte me Juvetusin.

Lajme të ngjashme