Juventusi konfirmon të ardhmen e Allegrit
Drejtori sportiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të mbetet në Juventus, pavarësisht dështimit këtë sezon.
Bardhezinjtë patën një përfundim të tmerrshëm të sezonit 2022/23, pasi klubi u dënua me heqjen e 10 pikëve për shkak të shkeljeve financiare.
Si pasojë, skuadra u zbrit në vendin e shtatë në tabelën e Serie A, që nënkupton se nuk ka Ligë të Kampionëve për të sezonin e ardhshëm.
Ky është sezoni i dytë radhazi që Juve mbetet pa trofe, pasi u mposht nga Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, u rrëzua nga Liga e Evropës në fazën e njëjtë nga fituesi Sevilla.
Megjithatë, Scanavino ka konfirmuar se trajneri italian do të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm, megjithëse kishte pasur konfrontime të nxehta me të disa herë gjatë sezonit.
“Allegri kurrë nuk ka qenë në pikëpyetje”, tha Scanavino për Sky Sport.
Ai shtoi: “Ne kemi takime dhe kontakte të përditshme me Allegrin dhe kështu e kemi nisur përballjen me këtë stuhi. Kemi pasur çaste konfrontimi, nganjëherë ato kanë qenë të nxehta, por marrëdhëniet tona janë konsoliduar shumë shpejt. Ka vullnet që të bëhet më e mira për lojtarët dhe për klubin, dhe në stuhinë që jemi gjendur kemi punuar mirë së bashku, edhe pse disa paraqitje kanë mundur të ishin më të mira.”