Alexis Sanchez rikthehet te Udinese pas 12 viteve
Sulmuesi Alexis Sanchez ka kompletuar rikthimin te skuadra italiane Udinese pas 12 viteve.
Pas shumë trofeve të fituar, ylli kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Udinesen.
Përmes një komunikate zyrtare, Udinese dha lajmin e madh për tifozët se Sanchez do të veshet bardhë e zi.
“Këtu ku u bë kampion, ku gjeti tokën e dashurisë, ku legjenda nisi. El Nino Maravilla është rikthyer”.
“Alexis Sanchez është zyrtarisht lojtar i Udineses. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
✍️ Alexis ⚪️⚫️
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) August 10, 2024
⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #Udinese #Sanchez pic.twitter.com/OADYUY4pG8
Prezantimi para mijëra tifozëve që po e presin do të bëhet këtë të mërkurë, ndërsa pritet të jetë gati qysh për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.
“El Nino” u largua nga Udinese 12 vite më parë, kur kishte shënuar 21 gola në 112 paraqitje, ndërsa tani do të tentojë ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave.
Përndryshe, në karrierën e tij, Sanchez ka fituar dy herë Kupën e Amerikës, dy herë Serie A, dy herë Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë, La Ligan, Kupën e Mbretit, dy Superkupa të Spanjës, Kupën e Botës për klube, dy FA Cup si dhe tre “Community Shields”.