Alexis Sanchez mund të rinovojë me Interin
Sulmuesi Alexis Sanchez ka nisur të jep “shenja jete” me paraqitje fantastike te Interi, prandaj mund edhe ta fitojë kontratën e re.
35-vjeçari pas vështirësive në muajt e parë, ka nisur të jetë opsion i rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, duke shënuar edhe asistuar ndaj Genoas, derisa asistoi edhe në fitoret ndaj Atalanta dhe Lecce.
Kiliani ka dështuar të luante titullar në Serie A për pjesën e parë të sezonit, mirëpo falë disa paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, ku shënoi ndaj Salzburg dhe Benfica është bërë opsion i rëndësishëm për të hyrë nga stoli.
Siç raporton “Calciomercato”, Inter është duke vlerësuar lartë kontributin e Sanchezit sidomos trajneri Simeone Inzaghi, andaj edhe mund t’i ofrohet rinovimi i kontratës në fundin e sezonit.
Kontrata aktuale i skadon në fundin e qershorit, por puna e madhe në këta tre muaj mund të ndikojë që të rinovojë kontratën.
Përndryshe, Sanchez ka marrë disa oferta nga klubet arabe mirëpo dëshira e tij është qëndrimi në Evropë dhe të “luftojë” për medaljen e Ligës së Kampionëve.