Alexander-Arnold si mesfushor? Tifozët e Liverpoolit të hutuar me taktikat e Jurgen Kloppit
Tifozët e Liverpoolit kanë kritikuar trajnerin Jurgen Klopp, pasi në pjesën e parë e la mbrojtësin Trent Alexander-Arnold të luante edhe në pozitën e qendërmesfushorit.
24-vjeçari që vazhdimisht luan në pozitën e krahut të djathtë në minutat e parë të ndeshjes qëndroi në pozitën e mesfushorit sa herë që kishin topin.
E kjo i ka lënë tifozët e hutuar që e vërejtën gjithashtu këtë gjë sapo Gabriel Jesus shënoi golin e dytë për mysafirët.
"Trent si qendërmesfushor? Klopp ka humbur mendjen ose është duke i dëgjuar drejtuesve një mesazh!".
"Ky djalë nuk ka ndonjë pozitë, prandaj lëreni që të luajë diku në mesfushë që të mos humbë".
"Pse ta vendosesh Alexander-Arnold si qendërmesfushor kundër liderit të ligës kur nuk e ke bërë asnjëherë".
"Me çfarë formacioni jemi duke luajtur??? Trent po luan si mbrojtës i djathtë dhe qendërmesfushor", këto ishin vetëm disa nga komentet e shumta të tifozëve së Liverpoolit.
Liverpool momentalisht po pëson humbje me rezultat 2:1, por ka edhe 45 minuta kohë që ta përmbysë rezultatin.
Me një humbje të sotme, “Reds” pak a shumë do të ishin përfundimisht jashtë Evropës.