Alexander-Arnold jep detaje për të ardhmen pas spekulimeve për kalimin te Real Madridi
Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold është i emocionuar për të ardhmen te Liverpooli, pavarësisht spekulimeve që po e lidhin me kalimin te Real Madridi.
Anglezi po kërkohet me ngulm nga “Los Blancos”, që po shpresojnë ta marrin si agjent të lirë në vitin 2025.
Sidoqoftë, tani Alexander-Arnold e ka konfirmuar se mund të mbetet në “Anfield”, duke thënë se është i emocionuar për të ardhmen me “Reds”.
“Për mua, është emocionuese puna nën trajnerin e ri që nuk e kam pasur kurrë”.
“Pasi bisedova me trajnerin, mbeta shumë i emocionuar për planet dhe mënyrën si po flet”.
Alexander-Arnold ndër të tjera shtoi se është i lumtur që janë rikthyer në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se ky klub përket në Ligën e Kampionëve me historinë që ka pasur dhe ishte zhgënjyese që nuk isha vitin e kaluar”.
“Jemi rikthyer aty ku meritojmë të jemi dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur këtë kampanjë se me një fitore në San Siro, një stadium i veçantë dhe me rezultat të pabesueshëm”.
“Ka shumë ndryshime taktike në lojë: Ku të shkojmë, ku mos të shkojmë, kur të qëndrojmë hapur, kur të kthehemi në mbrojtje apo të shkojmë në mesfushë”.
Alexander-Arnold ka zhvilluar pesë paraqitje këtë sezon për Liverpoolin duke regjistruar një asistim, në fitoren ndaj Milanit të martën.